Momente paniku në Laçi-Partizani, Nwabueze bie papritur në tokë (VIDEO)
Sporti E Mërkurë, 17 Mars 2021 14:44
Një episod i pazakontë ka ndodhur në ndeshjen Laçi-Partizani, e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Kyrian Nwabueze në një moment nuk është ndjerë mirë dhe ka rënë në tokë.
Shokët e ekipit dhe lojtarët e Partizanit i shkuan menjëherë pranë për ta ndihmuar. Gjyqtari kërkoi menjëherë ndihmën e mjekëve dhe në një moment ambulanca u fut në fushë.
Brenda pak çastesh lojtari e merr veten dhe tregon se është i gatshëm të hyjë në fushë.
KOHA JONË SONDAZH

