“Mos ma fut mua këtu atë”, Braçe sulmon presidentin Duka (VIDEO)
Zëvendës-kryeministri Erion Braçe ka bërë ironi në drejtim të Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, në prani të kryeministrit Edi Rama.
Teksa inspektonin një shkollë të re në Seman të Fierit, e cila kishte dhe hapësira të dedikuara futbollit dhe një kalçeto, Braçe tha se aty ishte një nga fushat që ka kërkuar “një president federate”, duke ironizuar kështu Dukën.
Por kryeministri Edi Rama nuk ia ka zgjatur bisedën në këtë drejtim, duke i thënë “fillove tani luftën, lëri këto”. Kryeministri nuk i kurseu batutat për Braçen, kur tha se ‘i rri temperatura 38″, duke nënkuptuar kështu gjaknxehtësinë e tij. Por zv.kryeministri ia ktheu se “që kur kam hyrë në qeveri, më ka rënë edhe mua”.
KOHA JONË SONDAZH

