Mou: Derbi është një ndeshje e veçantë, Ibra është gati
Jose Mourinho ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes që skuadra e tij do të luajë kundër Manchester City-it të dielën. “E di që derbi është diçka e veçantë për njerëzit, përtej tri pikëve që janë në lojë”, ka thënë ish-trajneri i Chelsea, Inter dhe Real Madrid.
“Special One” ka siguruar edhe se Zlatan Ibrahimovic do të jetë në dispozicion për këtë ndeshje, ashtu si Jones. Do të mungojnë Bailly dhe Carrick, Fellaini mbetet në dyshim, ndërsa Matic do të luajë, pavarësisht problemeve fizike.
Ndeshja e së dielës mund të jetë përcaktuese në luftën për titull në Premier League. Skuadra e Pep Guardiola-s kryeson renditjen me 43 pikë dhe është e vetmja pa asnjë humbje në kampionatin anglez.
United ndodhet në vendin e dytë, tetë pikë mbrapa kushërinjve, dhe një humbje në derbi do t’i çonte ata 11 pikë larg kreut. Në rast se një gjë e tillë ndodhë, kampionati mund të konsiderohet i mbyllur, sepse duket e pamundur që një ekip si City të shpërdorojë një avantazh kaq të madh.
KOHA JONË SONDAZH

