Mourinho e konfirmon: De Gea nuk luan më për Unitedin
Jose Mourinho e ka konfirmuar se David de Gea nuk do të luaj më këtë edicion për Manchester Unitedin
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka thënë se portieri spanjoll nuk do të luaj asnjë ndeshje këtë sezon.
Por, i tha se De Gea është më i miri në botë dhe shpreso se do të mbetet në United edhe edicionin e ardhshëm.
“Ndeshja e parë parasezonale do të jetë ndaj La Galaxy. Joel do të luaj ndeshjen e mbetur ndaj Crystal Palace në Premierligë, ndërsa Roero do të luaj në finale të Europa League”, tha Mouinho pas barazimit të mbrëmshëm me Southampton 0:0.
“De Gea është portieri më i mirë në botë dhe natyrisht ne duam që ai të vazhdojë të luajë me ne”.
Kujtojmë se De Gea mund të ketë luajtur edhe ndeshjen e tij të fundit në karrierë, pasi për të po interesohet Real Madrid, e cila është gati të ofrojë 70 milionë euro për shërbimet e tij, ose ta ndërroj me James Rodriguezin.

KOHA JONË SONDAZH

