FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mourinho hidhet në sulm, synon mesfushorin e Real Madridit

Manchester United ka në mendje që të bëjë disa shtesa në këtë merkato dimërore, për të forcuar grupin. Skuadra angleze dëshiron të kualifikohet për të gjithë titujt, ndaj për këtë José Mourinho ka kërkuar një sërë lojtarësh.

Njëri prej tyre është Mateo Kovaçiç. “Djajtë e Kuq” do të jenë të gatshëm të japin rreth 30 milionë euro për të marrë mesfushorin kroat. Një nga shtysat, me të cilat klubi anglez mendon të përdorë, është fakti se Kovacic nuk po luan sa duhet këtë sezon te Real Madrid.

23-vjeçari ka një kontratë me klubin e bardhë deri në vitin 2021. Në “Bernabeu” ai arriti në verën e vitit 2015, nga Interi. 28 milionë euro u paguan te klubi italian, një shifër e ngjashme me atë të ofruar në këtë moment nga Manchester United.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër klub që ka treguar interesin e tij për kroatin është Juventusi. Realiteti është se këtë sezon, lojtari në fjalë nuk ka rregullsinë e aktivizimit nën urdhrat e Zinedine Zidane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesën e parë të sezonit ishte jashtë për shkak të lëndimit dhe që nga kthimi i tij, ai nuk ka gjetur një vend. Kovacic ka marrë pjesë vetëm në tri ndeshje në La Liga dhe dy në Champions. Këto ditë ai kishte minuta në Botërorin e Klubeve kundër Al-Jazeera, në gjysmëfinale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?