Mourinho merr vendimin për Kumbullën, ja ku do të huazohet në janar

Marash Kumbulla u transferua me shumë bujë te Roma në verën e vitit 2020, por për fatin e tij të keq ardhja e Jose Mourinhos i ka komplikuar së tepërmi të ardhmen e tij në ekipin verdhekuq.

21-vjeçari këtë sezon ka luajtur në 10 ndeshje, ku shumicën nga to është futur si zëvendësues. Kjo situatë nuk po i pëlqen shkodranit i cili po mendon largimin nga Roma gjatë janarit.

Drejtuesit e klubit kryeqytetas janë të gatshëm ta lejojnë largimin e mbrojtësit si huazim për gjashtë muaj, në mënyrë që të ketë më shumë hapësira. Torino pritet të jetë klubi i ardhshëm i mbrojtësit shkodran, ku do të ketë mundësinë që të tregojë vlerat e tij, njëlloj siç bënte më parë te Hellas Verona.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?