Mourinho: Në fund të dhjetorit do të kapim vendin e katërt në Premier League

Jose Mourinho i drejtpërdrejtë mbi mundësitë e Manchester United për të fituar titullin kampion në Premier League. Trajneri i “Djajve të Kuq” është më i shqetësuar për diferencën prej 5 pikësh me Arsenalin që mban vendin e katërt.

“Kur të jemi në vend të katërt, dhe unë mendoj se do të jemi, atëherë mund të flasim për diferencën me vendin e parë. Situata ku jemi është e ndërlikuar, lëndimet, pezullimet forma. Jemi jashtë katërshes më të mirë të kampionatit, kështu që tani mund të flasim vetëm për diferencën që duhet të rikuperojmë deri në fund të dhjetorit.

Në fund të fundit do të luajmë 19 ndeshje brenda dhe po 19 jashtë fushës sonë. Kalendari ndonjëherë ndikon për momentin. Kishim dy ndeshje radhazi jashtë me Burnley-n dhe Watfordit, tani me Bournemouthin dhe City-n. Në këtë pjesë të sezonit ne luajmë kundër tre kandidatëve më të mëdhenj për titullin, kështu që kalendari nuk është i mirë për ne. Në këtë moment duhet të përqendrohemi tek vetja dhe të arrijmë rezultate më të mira”, deklaroi Mourinho.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?