FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Muric shpëton Kosovën ndaj Greqisë, Italia “paqe” me tulipanët (VIDEO)

Kosova më në fund rikthehet te rezultatet pozitive, pasi sonte në mbrëmje ka marrë një barazim pa gola kundër Greqisë. Portieri Muric bëri që rezultati të qëndronte në baraspeshë, duke pritur penalltinë e akorduar shumë lehtë nga arbitri për përfaqësuesen helene. Të dyja skuadrat patën mundësi të tjera shënimi, por rezultati nuk ndryshoi.

Italia nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 kundër Holandës. Pellegrini zhbllokoi sfidën në minutën e 16të, por tulipanët do të barazonin 9 minuta më as me van de Beek.

Franca fitoi 2-1 në transfertë ndaj Kroacisë. Griezmann zhbllokoi sfidën që në minutën e 8-të, ndërkohë që në pjesën e dytë Kroacia do të barazonte me Vlasic. 11 minuta nga fundi, Mbappe kthehu në gol një asist fantastik të Digne. Në sfidat e tjera të mbrëmjes spikat fitorja 1-0 e Danimarkës ndaj Anglisë me një penallti të Eriksen, ndërkohë që Portugalia shkatërroi 3-0 Suedinë edhe pse pa Ronaldon. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?