FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nagelsmann zbulon arsyen e vetme se përse refuzoi stolin e Real Madridit

Julian Nagelsmann është një nga trajnerët më të mirë në Bundesligë. Strategu i Leipzig, skuadër që po sfidon Bayernin për titullin kampion këtë sezon, ka pasur mundësinë që të zgjidhte më parë një transferim te Real Madrid. Në një intervistë për mediat iberike ai për ofertën që kishte pasur nga Real Madridi në verën e vitit 2018, pak pasi Zinedine Zidane njoftoi se po largohej nga “Bernabéu”.

“Në fillim u befasova, e vlerësova atë, por nuk e shihja si momentin e duhur për të marrë drejtimin e tyre. Doja që të përmirësohesha si trajner dhe te Real Madridi nuk ke mundësi për këtë. Atje nuk duhet të jesh thjesht një trajner i mirë, por më i miri.

Unë nuk jam, edhe pse mund të pranoj që dua të jem një nga më të mirët në të ardhmen. Nëse shkon në Madrid ose Barcelona, ​​tifozët, mediet dhe drejtuesit nuk të japin kohë për t’u përmirësuar. Ata thjesht duan fitore në çdo ndeshje, tituj, Champions … Nëse nuk fitonim nuk mund të thoni se jeni akoma i ri”, deklaroi strategu i njohur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?