FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Napoli arrin marrëveshjen me Veretout

Napoli është shumë pranë zyrtarizimit të marrëveshjes me mesfushorin francez të skuadrës së Fiorentinës, Jordan Veretout.

Me klubin vjollcë marrëveshja është arritur për shifrën e 30 milionë eurove, ndërsa futbollistit i është ofruar një kontratë 5-vjeçare me dy milionë euro në sezon.

Francezi 26-vjeçar iu bashkua Fiorentinës në verën e vitit 2017 dhe gjatë dy sezoneve numëron 58 paraqitje, duke shënuar edhe 13 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jordan Veretout pëlqehet shumë nga Ancelotti, i cili mendon që me francezin të zëvendësojë brazilianin Allan, i cili duket i destinuar të transferohet te PSG-ja në verë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?