FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Napoli bën gati rinovimin me Hysajn, rritet ndjeshëm rroga e mbrojtësit shkodran

Napoli nuk kërkon që të befasohet nga klubet e mëdha europiane, teksa po përgatit rinovimet me disa prej yjeve të skuadrës. Puna e mirë e bërë nga Ancelotti në fillimin e këtij sezoni, kanë bërë të spikasin disa prej tyre edhe në arenën ndërkombëtare. Në mesin e futbollistëve që pritet të rinovojnë kontratën është edhe Elseid Hysaj.

Mediat italiane shkruajnë se kanë nisur kontaktet me agjentin e tij Mario Giuffredi me drejtorin sportiv, Cristiano Giuntoli. Objektivi është që shqiptari të përfitojë më shumë se 1.8 milionë euro që ka në kontratën aktuale, të vlefshme deri në vitin 2021. Kërkesa e tij është 3 milionë euro në sezon, por gjithçka mund të mbyllet në shifrën e 2,5 milionë eurove.

Një tjetër kërkesë e mbrojtësit të kombëtares sonë është që të hiqet klauzola me vlerë 50 milionë euro për klubet jashtë Italisë, por Napoli po heziton. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?