Napoli dhuron spektakël, fiton me poker ndaj Lazios së Sarrit (VIDEO)

Napoli dhuron spektakël ndaj Lazios dhe blindon vendin e parë në Seria A. Skuadra e Spallettit ka arritur një fitore të madhe 4-0 ndaj Lazios në stadiumin Maradona.

Ishte një nisje perfektë për Të Kaltrit që do të gjenin golin e avantazhit që në minutën e 7-të me një goditje potente të Zielinskit. Më pas do të ishte radha e Dries Mertens për të lënë gjurmë, me dy gola të shënuar njëri më të bukur se tjetri. Napoli ishte në avantazh të trefishtë pas 30 minutash lojë.

Në fraksionin e dytë Lazio e Sarrit nuk kishte fuqi për të reaguar ndaj ish-ekipit të tij. Në fundin e ndeshjes, Fabian Ruiz shënoi dhe golin e katërt. Napoli me këtë fitore ngjitet në vendin e parë me 35 pikë, 3 më shumë se Milani. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?