Napoli-Empoli/ Hysaj e nis ndeshjen titullar, por në një pozicion tjetër

Napoli pas pak minutash do të hapë javën e 11-të në Seria A, teksa do të presë në “San Paolo” Empolin. Ancelotti ka vendosur për të luajtur me skemën 4-4-2, teksa nga minuta e parë do të jetë edhe Elseid Hysaj. Mbrojtësi i kombëtares sonë nuk do të luajë në krahun e tij natyral, pasi është spostuar në të majtën, duke i lënë hapësirën Malcuit.

Insigne dhe Mertens do të formojnë dyshen e sulmit, ndërkohë që në krahun tjetër Caputo do të jetë sulmuesi i vetëm, i mbështetur nga Zajc dhe Krunic. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?