Napoli fiton me “poker” ndaj Monzës së Berlusconit (VIDEO)

Napoli po tregon një formë fantastike në këtë fillim sezoni. Skuadra e Spalletit ka shkatërruar 4-0 Monzën, e ngjitur këtë sezon në elitë.

Khvicha Kvaratskhelia zhvilloi një ndeshje fantastike, duke shënuar dy gola. Futbollisti gjeorgjian zhbllokoi ndeshjen në minutën e 35-të, ndërkohë që Osihmen dyfishoi shifrat në fundin e pjesës së parë.

Në të dytën ishte sërish Kvaratskhelia që realizoi golin e tretë në këtë sezon, ndërkohë që Min-Jae Kim vulosi shifrat në kohën shtesë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?