Napoli huazon blerjen më të shtrenjtë në historinë e Tottenhamit
Napoli përveç fitores së parë në kampionat ndaj Veronës, po punon mjaft mirë dhe në merkato. Fabian Ruiz është shumë pranë transferimit te PSG, ndërkohë që të kaltrit do ta zëvendësojnë me Ndombele, i cili vjen në formë huazimi nga Tottenham.
Sipas “Daily Mail”, mesfushori ka përshëndetur shokët e skuadrës te “Spurs”, duke iu thënë se do të shkojë te Napoli.
Sipas ekspertit të merkatos Fabrizio Romano, Napoli do të paguajë pjesën më të madhe të pagës së Ndombele, që shkon në 8 milionë euro në sezon.
KOHA JONË SONDAZH

