Napoli i shkakton humbjen e pestë sezonale Milanit në Seria A (VIDEO)

Napoli del triumfuese në super sfidën e javës së 27-të kundër Milanit. Skuadra e Gattusos triumfoi 1-0 në “San Siro” në një duel që do të prodhonte shumë emocione, por vetëm një gol.

Në minutën e 49-të, Politano merr një top të bukur në zonë dhe me një goditje jo shumë të fortë me të djathtë arriti që të mposhtë portierin Donnarumma, i cili me gjithë zgjatjen nuk arriti ta ndalte.

Minutat e fundit u bënë shumë interesante, teksa Milani pretendoi edhe për një penallti pas ndërhyrje ndaj Theo-s. Rebic ndërkohë u ndëshkua në shtesë me karton të kuq pas disa fjalëve që i tha arbitrit. Me këtë fitore Napoli ngjitet në vendin e pestë me 50 pikë, ndërkohë që Milani mbetet në të dytin me 56 pikë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?