FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Napoli me 5 yje ndaj Empolit, Mertens shënon tripletë (VIDEO)

Napoli fiton me lehtësi 5-1 ndaj Empolit në sfidën hapëse të javës së 11-të në Seria A. Skuadra e Ancelottit e nisi mjaft mirë ndeshjen duke shënuar që në minutën e 9-të me një super gol të Insignes. Në minutën e 38-të, Mertens shënoi një tjetër gol të bukur me një goditje nga distanca.

Empoli rihapi ndeshjen në fillimin e pjesës së dytë me Caputon, por reagimi i Napolit është i menjëhershëm me Mertens, që shënon një gol shumë të bukur. Në minutën e 90-të, kishte kohë edhe për Milik për të shënuar emrin në listën e shënuesve. Në minutat shtesë Mertens kompletoi tripletën personale në këtë ndeshje pas një kundërsulmi të shpejt.

Napoli ngjitet në vendin e dytë me 25 pikë, 3 më pak se Juventusi, që luan nesër. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?