Napoli ndalet nga Roma, Mertens shpëton ekipin e Ancelotti në fund (VIDEO)

Napoli nuk ruan dot hapin e Juventusit në javën e 10-të në Seria A. Të kaltrit janë ndalur në barazim 1-1 në “San Paolo” nga Roma.

Skuadra e Ancelotti në fakt ka dominuar ndeshjen duke krijuar mundësi të shumta shënimi me Callejon dhe Milik në pjesën e parë, ndërkohë që në fraksionin e dytë ishin Insigne dhe Mertens që shpërdoruan shumë në portën e Olsen.

Sa i përket Romës, goli u shënua në minutën e 14-t nga El Shaarawy. Sulmuesi italian përfitoi nga një pasim mjaft i mirë i Cengiz Under si dhe nga një finte e bukur e Dzekos për të mposhtur Ospinën. Në minutën e 90-të do të vinte barazimi i Napolit me Mertens, i cili shfrytëzon më së miri një përgjumje të mbrojtjes së verdhekuqve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Roma mbetet në vendin e 8-të në kuotën e 15 pikëve, ndërkohë që Napoli ruan vendin e dytë me 22 pikë. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?