FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Napoli sërish bën “paqe” me PSG, Tottenham përmbys PSV (VIDEO)

Nuk ka patur fitues mes Napoli-t dhe Paris Saint-Germain në përballjen e dyfishtë të zhvilluar mes këtyre dy skuadrave në Grupin C të Champions League.  Skuadra e Tuchel dominoi në 45 minutat e para, por shënoi vetëm në fund me Bernat, i cili konkretizoi mjaft mirë një pasim shumë të bukur të Mbappe brenda zonës. Kundërpërgjigja e Napolit ishte e menjëhershme në fillimin e pjesës së dytë me Insignen, i cili kthehu në gol një penallti në minutën e 63-të.

Mbrëmjen e sotme është luajtur edhe Atletico Madrid-Borussia Dortmund, ndeshje e vlefshme për javën e katërt të Grupit A. Spanjollët, pas humbjes 4-0 të pësuar para dy javësh në Gjermani, kanë fituar mbrëmjen e sotme me rezultatin 2-0.

Tottenham ka përmbysur gjithçka në fund të takimit ndaj PSV duke fituar me rezultatin 2-1. Ishin miqtë ata që shënuan të parët me anë të De Jong që në minutën e dytë. Por golat e Harry Kane në minutën e 78’ dhe 89’ i kanë dhënë tre pikët e para Spurs-ave në Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama


Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?