FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndahet nga jeta ish-sulmuesi i kombëtares

Futbolli shqiptar sot ka një emër më pak, pasi është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare ish-sulmuesi i njohur Namik Hysi, ish-futbollist i ekipit të Elbasanit (në atë kohë ekipi i Elbasanit quhej Labinoti).

Legjenda e futbollit shqiptar ka luajtur në periudhën 1970-1982, ku ka qenë protagonist në rolin e sulmuesit në ekipin Shpresa dhe atë Kombëtar.

Ndarja nga jeta e ish-sulmuesit Namik Hysi ka qenë një humbje e madhe për të gjithë ata qe e njihnin nga afër, por mbi të gjitha për miqtë dhe familjarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka dhënë një kontribut të veçantë dhe të çmuar në futbollin elbasanas, por jo vetëm, duke u kthyer në një ikone të futbollit të këtij qyteti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?