Ndahet nga jeta ish-trajneri i Kamzës

Një ngjarje e dhimbshme preku sot botën e futbollit. Ish-trajneri i Kamzës, Edmond Dule u nda nga jeta ditën e sotme, pas një ataku në zemër.

Dule ka dhënë një kontribut të çmuar në futbollin shqiptar, teksa në sezonin 2006-2007 arriti të ngjiste skuadrën e Kamzës që njihej ndryshe si Dajti, në Kategorinë e Parë, ndonëse e mori në vendin e 9-të.

Dule Kamza

Swiss Digital Desktop Reklama

Askush nuk e besonte se ai ekip do të dilte në vendin e parë, duke e mbyllur fazën e dytë me pikë të plota, pra me 11 fitore. Kjo falë meritës së ish-trajnerit Dule, të cilit sëmundja e rëndë i mori jetën në moshën 60-vjeçare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dule Kamza2

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?