Ndërron jetë legjenda e Interit, Evaristo Beccalossi

Futbolli italian është në zi. Ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare ish-mesfushori i njohur dhe një nga simbolet e Inter, Evaristo Beccalossi.

Beccalossi u nda nga jeta në një klinikë në Brescia, qyteti i tij i lindjes, ku ishte i shtruar prej kohësh në Poliambulanza. Ish-futbollisti do të mbushte 70 vjeç më 12 maj, por gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm gjatë vitit të fundit, pas një problemi serioz shëndetësor të pësuar në janar 2025, që e kishte lënë për një kohë të gjatë në gjendje kome.

I njohur për talentin dhe vizionin e tij në mesfushë, Beccalossi ishte një figurë e dashur për tifozët zikaltër dhe një prej emrave që la gjurmë në historinë e klubit milanez. Para se të transferohej te Interi, ai kishte luajtur edhe për skuadrën e qytetit të tij, Brescia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vdekja e tij shënon një humbje të madhe për futbollin italian dhe për të gjithë ata që e kujtojnë si një nga mesfushorët më elegantë të brezit të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?