Ndeshjet e La Ligas në Amerikë? Vjen vendimi i FIFA-s
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka thënë se nuk do të lejojë që të zhvillohen ndeshjet e La Liga në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndeshja e parë që parashikohej të luhej në SHBA mes Barcelonës dhe Gironas në Miami më 26 janar, nuk do të zhvillohet, pasi këtë e ka ndaluar Infantino, gjatë një mbledhje të mbajtur sot në Rwanda.
La Liga para fillimi të këtij stinori e kishte arritur një marrëveshje 15-vjeçare në Amerikë për ta promovuar futbollin në Amerikën Veriore. “Ndeshjet zyrtare të ligave duhet të zhvillohen në territoret e tyre. Këshilli e ka shumë të qartë këtë”, deklaroi Infantino.
KOHA JONË SONDAZH

