FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndodh në Rusi, Zeniti ofron vaksinën falas kush blen një biletë për ndeshjen

A soccer fan receives a dose of Russia's Sputnik V (Gam-COVID-Vac) vaccine ahead of Russian Premier League match at Gazprom Arena, Saint Petersburg, Russia March 13, 2021. REUTERS/Anton Vaganov

Në kohën kur në Shqipëri ende nuk ka marrë përgjigje kërkesa e FSHF-së për të patur 30% të “Air Albania” me tifozë për ndeshjen kualifikuese të Botërorit Katar 2022 kundër Anglisë, një zgjidhje interesante vjen nga Rusia, për të rifilluar mbushjen e impianteve gjatë ndeshjeve: vaksina Sputnik V si një dhuratë për ata që blejnë biletën e ndeshjes.

Iniciativa nisi nga Zenit Shën Petersburg, i cili përmes profileve të tij sociale njoftoi se “Vaksina Sputnik V do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që janë të pranishëm në ndeshje, mbi moshën 18 vjeçare. Ju lutemi merrni me vete pasaportën dhe kartën tuaj shëndetësore, do t’ju kërkohet të ekzaminoheni nga një mjek për aprovimin e vaksinimit.

Një plan i vërtetë i vaksinimit të brendshëm që filloi të shtunën e 13 marsit, me rastin e ndeshjes së fituar 4-0 kundër Akhmat Grozny dhe do të vazhdojë për pjesën tjetër të sezonit. Në këtë mënyrë, Zenit do të kontribuojë gjithashtu në përshpejtimin e fushatës ruse të vaksinimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?