FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndryshon renditja e FIFA-s, shihni kush ekip ngjitet në krye

Si pasojë e disa paraqitjeve të mira, që arritën kulmin me suksesin në finalen e Kupës së Konfederatave 2017, Gjermania ka kaluar Brazilin dhe Argjentinën, duke arritur majën e renditjes së FIFA, pas dy vitesh.

Gjermania ka 1609 pikë, ndërsa Brazili është në kuotën e 1603 pikëve. Argjentina është e treta me 1412 pikë. Portugalia, kampione e Europës në fuqi, është në vendin e katër para Zvicrës dhe Polonisë.

Në vendet shtatë dhe tetë janë dy ekipe nga Amerika Latine, Kili dhe Kolumbia. Më pas renditja vazhdon me Francën dhe Belgjikën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Falë suksesit të Portugalisë ndaj Meksikës, në finalen për vendet 3-4 në Kupën e Konfederatave, Italia mbrojti vendin e 12-të në këtë klasifikim, duke shmangur “parakalimin” nga Meksika.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?