Në “Anfield” Messi ishte një hije, ja statistikat e tmerrshme të yllit argjentinas
Efekti special në duelin mes Liverpoolit dhe Barcelonës ishte padyshim prezantimin aspak i mirë i Lionel Messit. Një javë më parë, befasoi gjithë botën e futbollit, duke shënuar dopietë në “Camp Nou” dhe mbi të gjitha goditja e dënimit e ekzekutuar ndaj një portieri ekspert si Alisson. Sot e gjitha pesha e fajit dhe kritikave pas eliminimit është nën shpatullat e argjentinasit. Kritikat në fakt janë të shumta për 5 herë fituesin e “Topit të Artë”, sepse prej tij pritej shumë … Në fundin e ndeshjes ajo që bëri përshtypje te të gjithë ishte padyshim fytyra e “Pleshtit”, i cili doli kokulur dhe i përlotur nga ambientet e stadiumit “Anfield”, në fushën ku mbërriti mes buzëqeshjeve dhe sigurisë se kualifikimi ishte thuajse i arritur.
Statistikat negative të Messit dhe Suarez
Paraqitja e së martës e argjentinasit ka rikthyer edhe njëherë krahasimet me Maradonën. Ky i fundit gjithmonë merrte për dore ekipin dhe ishte në gjendje që ta ndihmonte në momente të vështira, Messi nuk e bëri. Sipas disa statistikave të publikuar nga mediat ndërkombëtare, ylli argjentinas gjatë gjithë ndeshjes e ka prekur topin vetëm në 8 aksione të skuadrës blaugrana ndaj Liverpoolit. 5 tentativa për krimbim, 3 mundësi të krijuara (por vetëm dy goditje në portën kundërshtare). Problemi janë edhe statistikat e tjera gjatë gjithë ndeshjes: 17 topa të humbur, 2 topa të rikuperuar, 35 pasime dhe 6 faulle.

Fantazmë në gjysmëfinale- Ka edhe një statistikë që e bën edhe më negative ndeshjen e 10-ës së blaugranëve: Hera e fundit që ai ka shënuar në transfertë në një gjysmëfinale i përket edicionit 2010/2011 në Champions League ndaj Realit në “Santiago Bernabeo”. Goli i fundit që ka shënuar në transfertë në fazën e 1/8-ve i përket vitit 2013, kundër PSG në Paris.
Numrat negativ të Suarezit- Messi nuk është fajtori i vetëm, pasi edhe uruguaiani ishte një hije e vetvetes në fazën e sulmit. Në 6 topa të prekur në pjesën e dytë, 3 prej tyre ishin në mesfushën kundërshtarëve pas golave të pësuar. Dy rastet e humbura përballë portierit Alisson, shtojnë edhe më shumë fajet e Suarezit, i cili nuk tregoi instiktin vrasës në një ndeshje që i kishin të gjitha kartat në rregull për të shkuar në finalen e këtij edicioni në Madrid. /Rozalb Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

