FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Ne do të humbasim!”, Mourinho e kishte parashikuar humbjen ndaj Huddersfield

Performanca e dobët e Manchester United në stërvitjen e fundit, kishte lënë të shqetësuar trajnerin Jose Mourinho, përpara humbjes 3-1 ndaj Huddersfield. Mourinho shprehu shqetësimet dhe dyshimet e tij gjatë konferencës për shtyp të dhënë të premten, teksa kishte deklaruar: “Ne do të humbasim ndeshje dhe unë e imagjinoj tani se do të marrim edhe më shumë kritika se sa kemi marrë deri tani, por sinqerisht s’ka problem”. Mungesa e kthjelltësisë në stërvitje rezultoi me Mourinho që paralajmëroi ekipin e tij për një hap fals potencial,shkruan Telesport.

Dhe parashikimi i “Special One” u kthye pas për ta ndjekur gjatë asaj disfate të rëndë të pasdites me shi të së shtunës. Aaron Mooy çeli serinë e golave, përpara se Laurent Depoitre të dyfishonte për vendasit, pas vetë 33’ minuta lojë. Ish-trajneri i Chelseas shpërtheu në dhomat e zhveshjes menjëherë pas ndeshjes. Ai hodhi xhupin e tij përtokë dhe publikisht kritikoi ekipin e tij, duke pretenduar se asnjë futbollist nuk ishte më i sigurtë pas asaj humbje. Ai deklaroi: “Skuadra që luajti me emocion, agresivitet, intensitet, dëshirë dhe që luajti ndeshjen jetës, ishte skuadra që në fund fitoi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?