Në Spanjë janë të bindur: Ronaldo ka folur në telefon me Allegrin

Zhvillime të reja për transferimin e Cristiano Ronados te Juventusi. “Cadena Cope” ka siguruar që në fakt Real Madrid nuk ka marrë ende një ofertë zyrtare nga Juventusi për Cristiano Ronaldon.

Ronaldo ka pasur tashmë një bisedë telefonike me trajnerin Massimiliano Allegri. Kjo media spanjolle sinjalizon se si negocimi për transferimin e tij në Torino është me të vërtetë në fund. Orët, ditët apo edhe një javë ndryshojnë pak.

Bardhezinjtë shpresojnë që të mbyllin gjithçka brenda kësaj jave, dhe të bëjnë edhe prezantimin e portugezit. Kushti i parë që kjo te realizohet është që Ronado të dalë me një deklaratë publike, ku të kërkojë largimin nga Reali. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?