FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Neymar ka vendosur të largohet nga PSG, do të shkojë te Barcelona ose Reali

Neymar ka marrë një vendim të rëndësishëm: Do të largohet nga Parisi. Kështu ai ose do të kthehet te Barcelona, ose do të transferohet në Madrid, kur Reali e pret prej kohësh.

Vetëm Spanja ia ofron këtë mënyrë jetese. Kjo është arsyeja se përse braziliani po mendon largimin. Te Barcelona e shikojnë Neymar-in si zëvendësuesin e Lionel Messi-t. Por pikë së pari duhet një akord me PSG-në. Të dyja klubet kanë pasur përplasje si pasojë e çështjes së transferimit te ylli brazilian. Por gjuha e përbashkët mund të gjendet.

Në transferim mund të futet edhe Dembele, i cili ka miqësi të ngushtë me Kylian Mbappe dhe të dy do të formonin një dyshe mjaft të mirë te PSG-ja. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë Reali e pret Neymar-in me krahë hapur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Florentino Perez po kërkon një yll që të jetë pasuesi i Cristiano Ronaldo-s dhe ylli i parizienëve është një dëshirë e vjetër e tij. Por një ide më e qartë e destinacionit të ri të Neymar-it do të jetë në fund të sezonit, ku edhe klubet do t’i kenë më të qarta idetë e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?