FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Neymar kalon Ronaldo “fenomenin”, tani synon rekordin e Pele

Me tre golat e shënuar përballë Perusë, Neymar ngjitet në vendin e dytë të renditjes historike për golashënuesit e përfaqësueses së Brazilit. Kapiteni i “Selecao” kaloi në vendin e dytë, një legjendë si Ronaldo “fenomeni”.

Neymar numëron 64 gola të realizuar në 103 ndeshje me Brazilin, ndërsa Ronaldo kishte shënuar 62 herë në 98 ndeshje. Vetëm Pele ka shënuar më tepër se 28-vjeçari. Diferenca nuk është e madhe, sepse me 77 gola me “seleçao”-n, “O’Rei” është vetëm 13 rrjeta larg.

Ndaj Perusë, sulmuesi i Paris Saint Germain realizoi tre gola, dy nga të cilët me 11-metërsh. Vetëm pak ditë më parë, Neymar u kthye të luante me përfaqësuesen e Brazilit pas 11 muajve mungesë, ku dha dy asist në fitoren me goleadë 5-0 ndaj Bolivisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?