Neymar: Messin e kam idhull, Ronaldo është një bishë
Neymar tregon se Lionel Messi është idhulli i tij, ndërkohë që Cirstiano Ronaldo-n e ka përkufizuar si një bishë. Braziliani luajti me “pleshtin” te Barcelona për 4 sezone, ku bashkë me Luis Suarez-in ata formuan tredhëmbëshin e famshëm MSN, ku fituan 2 La Liga, 3 Kupa të Mbretit dhe 1 Ligë Kampionesh.
Neymar u përball me CR7 në shumë ndeshje, nisur nga rivaliteti Barça – Real. Ai u transferua te PSG-ja për shumë n e 220 milionë eurove në 2017-ën.
“Unë kam luajtur me Messi-n, i cili është, për mua një ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit dhe ai është idhulli im. Me Leon unë mësoja çdo ditë, në stërvitje ose në fushë, ose vetëm duke e parë”, ka thënë Neymar.
“Përballjet me Messi-n dhe me Ronaldon dhe momentet kur luaja së bashku me Leon më kanë bërë mua më të zotin dhe e kanë rritur kapacitetin tim në fushë sepse. Kjo sepse unë mësoja shumë gjëra të reja nga ai.
Kurse sa i përket Ronaldo-s, ai është një bishë. Përballja me të është nder dhe të jep kënaqësi, por duhet të jesh i përgatitur. Ai është njëri ndër më të mirët në futboll kështu që kjo të bën edhe ty më të mençur, e gjithashtu rri më në gatishmëri nisur nga sfida kundra tij.
Me pak fjalë ata janë dy futbollistët me të cilën kam dëshirë t’u referohem, pasi dua të mësoj nga ta, dua më shumë, dua të fitoj, trofe dhe të shënoj më shumë gola. Kështu që unë vazhdoj të mësoj nga ta çdo ditë”, deklaroi ylli i PSG-së.
KOHA JONË SONDAZH

