Neymar për turp, shikoni si kërkoi 3 herë në mënyrë qesharake që të fitonte penallti me Belgjikën (VIDEO)

Neymar ka qenë hija e vetvetes gjatë këtij Botërori. Ylli i PSG është bërë objekt humori në rrjetet sociale dhe në studiot sportive për shkak të sjelljeve të tij qesharake. Braziliani është bërë mjeshtër i rrëzimeve të pazakonta në zonën e kundërshtarëve në tentativë për të rrëmbyer penallti.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në ndeshjen e humbur dje ndaj Belgjikës 1-2, teksa ai u rrëzua 3 herë brenda zonës. Emisioni italian në Canale 5, “Balalaika” ka sjellë pamjet e rrëzimeve të Neymar në zonë, teksa në të treja rastet duket qartë që ai ka aktruar brenda zonës.

Veprime të shëmtuara të një prej lojtarëve që konsiderohet si rivali kryesor i Messit dhe Ronaldos. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?