FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Neymar reagon për herë të parë pas eliminimit: Momenti më i trishtueshëm në karrierë!

Brazili u eliminua në Kupën e Botës pas humbjes 1-2 ndaj Belgjikës, duke i dhënë fund ëndrrës për të fituar turneun në Rusi. Një nga protagonistët kryesor, nga i cili pritej shumë gjatë kësaj vere, ishte Neymar. Ylli i PSG nuk mundi që të spikaste deri më tani, ndërkohë që ka postuar sot një mesazh në profilin e tij në “Instagram”.

“Mund të them se ky është momenti më i trishtueshëm i karrierës time. Dhimbja pas eliminimit është shumë e madhe, pasi ne e dimë se i kishim të gjitha mundësitë për t’u kualifikuar dhe për të shkuar më tej, për të bërë historinë. Por nuk ishte dita jonë. Është e vështirë të gjesh forcën për të luajtur sërish futboll, por e di që Zoti do të më ndihmojë të jem sërish i fortë për t’u përballur sërish me këdo.

Dua të falënderoj Zotin edhe pse u mundëm, pasi e di që rruga jote është shumë herë më e mirë se e imja. Jam i lumtur që isha pjesë e kombëtares së Brazilit, jam krenar për gjithçka bëmë në Botëror. E lamë në mes ëndrrën tonë, por ajo ëndërr nuk është shuar as nga mendja dhe as nga zemra jonë”, tha Neymar.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?