Nga Dossena te Maran, trajnerët italianë kthehen në modë te Kombëtarja

FSHF ka vijuar traditën e bashkëpunimit me trajnerë italianë, duke emëruar Rolando Maran si trajner të ri të Shqipërisë. Tekniku 62-vjeçar ka firmosur një kontratë dy-vjeçare, me një pagë që raportohet rreth 400 mijë euro në sezon, duke marrë drejtimin e kuqezinjve pas largimit të Sylvinho-s.

Me këtë emërim, Maran bëhet trajneri i pestë italian në historinë e Kombëtares shqiptare, duke forcuar më tej lidhjen e FSHF-së me shkollën italiane të futbollit.

E para eksperiencë italiane në pankinën kuqezi daton me Giuseppe Dossenën, i cili drejtoi Shqipërinë në vetëm dy ndeshje në vitin 2002. Më pas erdhi periudha më e suksesshme me Gianni De Biasi, i cili qëndroi në krye nga viti 2011 deri në 2017, duke drejtuar skuadrën në 52 ndeshje dhe duke arritur suksesin historik të kualifikimit në Kampionatin Europian 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas tij, pankina kuqezi u drejtua nga Cristian Panucci, i cili regjistroi 15 ndeshje midis viteve 2017 dhe 2019, ndërsa më pas erdhi Edy Reja, me 38 ndeshje në krye nga 2019 deri në 2022. Gjatë periudhës së tij, Shqipëria arriti ngjitjen në Ligën B të UEFA Nations League dhe iu afrua kualifikimit për “play-off” të Botërorit 2022.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rolando Maran vjen pas eksperiencës së fundit te Brescia, e mbyllur në vitin 2025 me rënien e klubit në Serie C. Tani, italiani pritet të nisë një cikël të ri me objektivin për të konsoliduar Kombëtaren shqiptare në arenën ndërkombëtare dhe për të vazhduar linjën e trajnerëve italianë në stolin kuqezi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?