FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nga Leao te Pulisic, askush s’e ka vendin e sigurt te Milani

E ardhmja e Milanit mbetet e paqartë, ndërsa klubi kuqezi po përgatitet për një verë të nxehtë në merkato. Sipas raportimeve, trajneri Massimiliano Allegri ka zhvilluar së fundmi takime me drejtuesit Igli Tare dhe Giorgio Furlani për të diskutuar projektin e ri të skuadrës.

Aktualisht, pikat e vetme të sigurta në formacion duken të jenë Mike Maignan në portë, si dhe Matteo Gabbia dhe Strahinja Pavlović në mbrojtje. Në mesfushë mbeten referenca Adrien Rabiot dhe Luka Modrić, nëse ky i fundit vendos të qëndrojë.

Ndryshe nga vitet e kaluara, shumë lojtarë nuk e kanë të sigurt të ardhmen në “San Siro”. Rafael Leao mund të largohet në rast ofertash të rëndësishme, ndërsa situata e Christian Pulisic është në ngërç. Negociatat për rinovimin e kontratës së tij, që skadon në vitin 2027, janë ftohur ndjeshëm. Klubi po bën vlerësimet e veta pas një periudhe të gjatë pa gola nga sulmuesi amerikan, ndërkohë që edhe përfaqësuesit e tij po dëgjojnë ofertat nga Premier League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata mbetet e bllokuar edhe për shkak të paqartësive taktike. Allegri ka kërkuar të paktën tre përforcime të rëndësishme dhe nuk është e sigurt nëse sistemi aktual do të vazhdojë. Ideja është për të afruar një qendërsulmues dhe një sulmues të dytë, çka vë në dyshim përshtatjen e Leao dhe Pulisic në projektin e ri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në listën e dëshirave të trajnerit janë emra të mëdhenj si Robert Lewandowski dhe Dušan Vlahovic për repartin ofensiv, si dhe një mesfushor me eksperiencë si Leon Goretzka. Gjithashtu, kërkohet edhe një mbrojtës qendror për t’iu bashkuar Gabbia dhe Pavlovic, në mënyrë që të rritet cilësia dhe stabiliteti në prapavijë.

Nga ana financiare, Milani pritet të përfitojë nga shitjet e lojtarëve në huazim, por buxheti mund të rritet edhe nga largime të tjera të mundshme. Emra si Christopher Nkunku, Pervis Estupiann apo Ardon Jashari mund të gjenerojnë të ardhura shtesë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?