FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nga “rosaku” Pato te “pleshti” Mesi, ja disa nga pseudonimet më të famshme

Ndonjëherë tifozët e një ekipi familjarizohen aq shumë me lojtarët e ekipit të zemrës dhe fillojnë duke iu thirrur atyre me pseudonime dhe shumë nga këto ato janë të lidhura me botën e kafshëve. Ja cilat janë disa pseudonimet më të njohura të futbollistëve:

Xhulio Baptista, ish-lojtari i Real Madridit dhe Romës, thirrej edhe “bisha” për shkak të fizikut të tij tepër të zhvilluar.
Baptista
Emerson, ish-ylli i Milanit, Juventusit dhe Romës kishte pseudonimin “puma”, për shkak të këmbënguljes që shfaqte në fushë dhe vrapit të palodhur që bënte përgjatë gjithë ndeshjes.
Emerson-Juventus-470x265
Marko Van Basten, një legjendë e Milanit dhe e kombëtares së Holandës, që iu vë pseudonimi “mjellma” për shkak të stilit të tij të lojës, që ishte tepër i rafinuar.
Van-Basten-Milan-470x293
Hugo Kampanjaro, ish-i i Interit dhe Napolit, që kishte pseudonimin “demi”, për shkak të energjisë së tij të pashtershme, vrapimit dhe forcës, sikur të ishte një dem i tërbuar.
Kampanjaro
Ish sulmuesi shtatlartë i Republikës Ceke, Jan Koler, u quajt “dinozaur” që nga koha kur luante me ekipet e moshave sepse kishte zhvillim të tepruar krahasuar me shokët e tjerë.
Koler-470x303
Një tjetër ish-milanist, Aleksandre Pato thirrej me pseudonimin “rosaku”, që vinte nga emri i qytetit të tij të lindjes, Pato Branko, që në italisht do të thotë “rosak i bardhë”.
Pato
Portieri i ish-Jugosllavisë së viteve 90’, Dragoje Lekoviç, njihej edhe gjerësisht si “ngjala”, për shkak të gjatësisë dhe shkathtësisë së tij.
yilanbaligi-dragoje-lekovic-karadag_780x780-gzz0j39kfe-470x470
Marçelo Zalajeta, ish-sulmuesi i Napolit dhe Juventusit, njihej nga shumë edhe si “Pantera”, për shkak të ngjashmërisë në stil dhe në pamje.
Zalajeta-gol-Barces-470x384
Sulmuesi argjentinas Maksi Lopez, ka marrë pseudonimin “pula nga veza e arte”, për shkak të golave të shumtë që ka shënuar ne kampionatin argjentinas.
Maksi-Lopez
Dhe në fund një posedonim shumë i përdorur në ditët tona është “pleshti”, që e përdorim për sulmuesin shtatshkurtër të Barcelonës, Leo Mesin./panoramasport/
Mesi-470x261

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?