Nga vizioni në realizim/ Stadiumi i Valiasit, në fazë të avancuar punimesh

Federata e Futbollit po vijon fuqishëm punën në modernizimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin, duke ndërtuar stadiume dhe fusha të reja në të gjithë vendin si edhe duke rikonstruktuar impiante ekzistuese me qëllim krijimin e kushteve dinjitoze për zhvillimin e futbollit shqiptar.

Një nga projektet më të rëndësishme në proces është ndërtimi i stadiumit të ri në Valias të Kamzës. Punimet kanë nisur në muajin shtator dhe po ecin me ritme të shpejta. Përfaqësues të FSHF-së, të angazhuar në ndjekjen e të gjitha fazave të projektit zhvilluan së fundmi një inspektim në kantier për të ndjekur nga afër ecurinë e punimeve.

Deri më tani ka përfunduar karabinaja e stadiumit, ndërsa puna ka avancuar edhe në shtresat e bazamentit të fushës. Stadiumi do të jetë i Kategorisë së 1-rë dhe do të ketë një kapacitet prej rreth 1400 vendesh për tifozët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Federata e Futbollit ka marrë përsipër shtrimin e fushës me tapet artificial, vendosjen e portave, si edhe pajisjen me makineri të posaçme për mirëmbajtjen e saj, duke garantuar standarde të larta dhe kushte optimale për aktivitetet sportive që do të zhvillohen në këtë impiant të ri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?