FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një hajdut futet në shtëpinë e Ronaldos, ja gjëja e vetme që i vodhi …

Cristiano Ronaldos së fundmi i ka ndodhur një ngjarje aspak e këndshme. Mëngjesin e djeshëm një hajdut ka hyrë në pronën e kampionit të Juventusit, i cili është i impenjuar me Kombëtaren e Portugalisë.

Një person ka hyrë në rezidencën që ndodhet në Funchal. Sipas tabolideve angleze, ai mori vetëm një fanellë të Ronaldos, me autografin e tij si dhe disa sende të vogla, me një vlerë totale që shkon në 200 euro.

Hajduti mendoi se ka përfituar kur një punonjës ka hapur derën e garazhit në shtëpinë luksoze, duke hyrë në mënyrë të fshehtë. Kamerat kanë fiksuar gjithçka që ka ndodhur, teksa personi shumë shpejt pritet të verifikohet nga autoritetet përkatëse. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?