“Një idhull”, takimi mes Mbappe dhe Ronaldos ndez “zërat” për kalimin te Juvja
Ishte parashikuar si një duel që do të dhuronte spektakël dhe gola, por në fakt dueli Portugali-Francë nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola. Kylian Mbappe dhe Cristiano Ronaldo ishin dy yjet e mbrëmjes që dhuruan shumë pak në fushë.
Një nga momentet më të rëndësishme të sfidës ishte, pa dyshim, takimi mes dy kampionëve: një goditje në gjoksin e francezit nga CR7 dhe buzëqeshe, që kanë krijuar pështjellim në mendjen e tifozëve të Juventusit.
Skenë që, në fakt, të kujton shumë atë të finales së Ligës së Kombeve 2019 midis Portugalisë dhe Holandës. Atëherë Ronaldo mori mënjanë De Ligt dhe i kërkoi të transferohej tek Juventusi, siç u zbulua në të vërtetë nga mbrojtësi i ri holandez.
Admirimi i Mbappésë për Ronaldon është në nivelin më të lartë, siç dëshmohet nga ky postim i publikuar në Tëitter menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare.
Emoji i dhisë (për G.O.A.T. ose “Më i madhi i të gjitha kohërave”) dhe i kurorës për të simbolizuar se si për Mbappénë kampioni luzitan është një shembull, modeli që duhet ndjekur, sikurse Messi.
“France Football” ka kujtuar një deklaratë të vjetër të talentit francez: “Nëse do të më duhej të zgjidhja një mes Messit dhe Ronaldos për të luajtur krah meje, do të ulesha në stol dhe do t’i bëja të luanin bashkë për të qenë i sigurt për fitoren”.
KOHA JONË SONDAZH

