FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një shqiptar “nxjerr nga porta” legjendën Buffon

Forma e shkëlqyer që Thomas Strakosha po kalon te skuadra e Lacios, duket se ka zgjuar interesin e drejtuesve të Juventusit. Bardhezinjtë janë në kërkim të një pasardhësi pas pensionimit të Bufonit dhe gardiani shqiptar është një ndër të piketuarit e Marotës.

Media italiane “Tuttosport” , ka zbuluar se në listën me 50 emra që po monitorohen nga drejtuesit juventin, është edhe emri i shqiptarit.

Lista e të piketuarve: Caldara, Spinazzola, Orsolini, Emre Can, Milinkovic-Savic, Gimenez, de Vrij, Torreira, Ricardo Pereira, Ghoulam, Meret, Han, Pellegri, Salcedo, Alex Telles, Oblak, N’Zonzi, Fabinho, Rakitic, Fekir, Inaki. Williams, Bellerin, Sidibé, Strootman, Rabiot, Barella, Vrsaljko, Diallo, de Light, Emerson Palmieri, Raphael. Guerreiro, Veltman, Di Maria, Meunier, Koke, Dolberg, Kluivert, Vilhena, Weiser, Issa Diop, Strakosha, Kepa, Saul, Diakhaby, Grimaldo, Upamecano, Lincoln, Chiesa, Kroos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjithë këta të fundit janë profile portierësh në moshë të re, që do të mund të marrin mbi shpatulla “barrën e rëndë” të trashëgimisë së Gigi Buffonit. Ndoshta do të duhet të presim deri në fund të sezonit aktual, me Juven që i ka besuar përkohësisht Szczesnyt, por vitin tjetër duhet gjetur me çdo kusht pasuesi i legjendës bardhezi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?