FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një talent shqiptar në provë te Mançesteri i Joze Murinjos

Mançester Junajtid është hedhur në sulm për të transferuar 14-vjeçarin me origjinë shqiptare, Rines Arifi. Mesfushori kosovar që luan në Suedi ka arritur të tërheqë vëmendjen e skuadrave të mëdha dhe “djajtë” kanë avantazh ndaj të tjerëve. Arifi ka idhull portugezin Ronaldo.

“Është një ndjenjë e bukur! Jam shumë i kënaqur! Mançesteri është ekipi im i zemrës dhe e ndjek që kur isha i vogël. Idhulli im është Ronaldo”, tha Arifi. Edhe i ati i tij, Hajriz, ka folur për këtë mundësi të artë. “Është mrekulli! Ai e pëlqen shumë futbollin dhe ka luajtur që kur ishte 6 vjeç. Nuk humb asnjë stërvitje”, tregoi babai i talentit.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?