Njihuni me 5 futbollistët që kanë shënuar tripletë në Champions League

Champions League dhuroi emocione të tjera magjike mbrëmjen e së mërkurës duke zbuluar finalen e këtij edicioni. Tottenham eliminoi Ajaxin pas fitores 3-2 në Amsterdam, duke bërë një rikthim spektakolar pas humbjes 2-0 në 45 minutat e para.

Pas golave të De Ligt dhe Ziyech, në fraksionin e dytë pas hyrjes në fushë të Llorentes, Lucas do të shënonte tripletë. Braziliani me këto tri gola është futur në historinë e futbollit, duke parë se vetëm 5 futbollistë kanë shënuar tre apo më shumë gola në gjysmëfinalen e Champions League më parë.

Alessandro Del Piero (Juventus-Monaco, 1998)

Swiss Digital Desktop Reklama

Ivica Olic (Bayern Munich -Lion, 2010)

Swiss Digital Mobile Reklama

Robert Lewandowski (Borussia Dortmund-Real Madrid, 2013 – polaku shënoi 4 gola)

Cristiano Ronaldo (Real Madrid-Atletico Madrid, 2017)

Një grup i vogël futbollistësh në të cilën futet edhe ylli brazilian pas ndeshjes së 50 në këtë kompeticion. Tashmë Tottenham është në pritje të finales ndaj Liverpoolit, një finale e cila do të jetë e gjitha angleze, duke treguar momentin fantastik të Premier League. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?