Nuk e grumbullon me skuadrën, Spalletti largon sulmuesin e Interit
Trajneri i ri i Interit, Luciano Spalletti ka lënë “Gabigolin” jashtë skaudrës për sezonin e ardhshëm.
Në vitin 2016, Gabriel Barbosa u transferua nga Santos te Interi dhe u cilësua si një nga blerjet më të mira të klubit zikaltërve, shkruan “Football-Italia”.
Mirëpo ai doli të jetë një dështim, ku pas një sezoni zhvilloi vetëm nëntë ndeshje në të gjitha garat dhe shënoi një gol.
Është e përditshmja “Gazzetta dello Sport”, e cila ka publikuar liëtën e lojtarëve për sezonin e ardhshëm të grumbulluar nga Spalletti.
Porto, Las Palmas, Sevilla dhe Stutgard janë në kërkim të brazilianit që do të largohet nga “Giuzepe Meaza”.
/ SYRI.net /

KOHA JONË SONDAZH

