“Nuk jam mbreti i Europa League”, specialisti Unay Emery flet para finales së sotme

Trajneri spanjoll Unai Emery ndodhet sërish shumë pranë lavdisë europiane, teksa po përgatit Aston Villa për finalen e Europa League në Stamboll kundër Freiburg. Për Emeryn kjo do të jetë finalja e tij e gjashtë personale në këtë kompeticion, një rekord absolut që e afron me legjendën italiane Giovanni Trapattoni.

Tekniku spanjoll ka mundësinë t’i dhurojë Aston Villas trofeun e parë europian pas 30 vitesh, por ai preferon të mbajë skuadrën me këmbë në tokë dhe të fokusohet vetëm te sfida e madhe në Turqi.

“Unë nuk jam mbreti i këtij kompeticioni. Tani jam këtu me Aston Villën dhe ky është një kapitull i ri”, deklaroi Emery në konferencë për shtyp.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjithçka që kam arritur i përket së kaluarës dhe sigurisht mbetet aty, por me ato fitore nuk fitohet sot. Duhet të fitojmë në Turqi me lojtarët që kemi tani, me Aston Villën e sotme. Ky është një rrugëtim i ri, një moment i ri dhe shpresojmë një epokë e re”, shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Emery theksoi gjithashtu rëndësinë e respektit ndaj kundërshtarit dhe kompeticionit: “Nëse nuk e respekton kundërshtarin, je më pranë humbjes. Nëse nuk do ta kishim respektuar Europën gjatë rrugëtimit tonë, nuk do të ishim këtu. Kjo është mentaliteti i fortë që kemi pasur deri tani.”

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?