Nuk ka bindur në merkato, Milani mendon largimin e Igli Tares

Pozitat e Igli Tare te Milani janë vënë seriozisht në diskutim pas një sezoni zhgënjyes dhe disa vendimeve që nuk kanë bindur drejtuesit e klubit. Sipas mediave italiane, drejtori sportiv shqiptar, i zgjedhur nga pronarët e Milanit një vit më parë, rrezikon shkarkimin për shkak të rezultateve jo bindëse dhe gabimeve në merkato. Një nga lëvizjet më të kritikuara mbetet afrimi i Christopher Nkunku, i propozuar nga Tare në momentet e fundit të merkatos për repartin ofensiv.

Dështimi i sulmuesit francez konsiderohet si simbol i një merkatoje që nuk ka dhënë rezultatet e pritura, edhe pse përgjegjësia nuk bie vetëm mbi Taren. Brenda klubit ekzistojnë diferenca të mëdha në mënyrën e ndërtimit të skuadrës, sidomos mes stafit teknik dhe drejtuesve që merren me transferimet.

Nga njëra anë, trajneri Massimiliano Allegri kërkon lojtarë të gatshëm dhe me eksperiencë për të fituar menjëherë, ndërsa filozofia e klubit mbetet e orientuar drejt afrimit të futbollistëve me kosto mesatare, mes 15 dhe 25 milionë eurove, të cilët mund të rritin vlerën dhe të shiten më vonë me fitim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë kategori futet edhe Ardon Jashari, një tjetër lojtar i kërkuar me insistim nga Tare gjatë merkatos. Për shkak të situatës së krijuar, Milani po vlerëson mundësinë e emërimit të një drejtori të ri sportiv. Emri kryesor në listën e klubit vazhdon të jetë Tony D’Amico i Atalanta.

Swiss Digital Mobile Reklama

D’Amico ishte objektivi kryesor i kuqezinjve edhe në pranverën e vitit 2025, por familja Percassi, që drejton Atalantën, refuzoi ta linte të largohej për shkak të kontratës ekzistuese. Tashmë, sipas raportimeve, situata mund të ketë ndryshuar dhe Milani mund të rikthehet sërish në sulm për ta sjellë në “San Siro”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?