FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nuk ka surpriza, ja formacionet zyrtare të finales Liverpul-Real Madrid

Momenti i shumëpritur ka ardhur, teksa tashmë na ndajnë vetëm disa minuta nga starti i finales së madhe të Champions League që do të luhet në Kiev. Zinedine Zidane dhe Jurgen Klop kanë publikuar edhe formacionet zyrtare që do të zbresin në fushën e lojës.

Trajneri francez i 12 herë kampionëve të Europës ka luksin që të ketë të gjithë yjet në dispozicion. “Los Blancos” do të luajnë njëlloj si në finalen e një vitit më parë në Kardif me Juventusin. Në portë, Keilor Navas, në mbrojtjen me katër Karvahal, Ramos, Varane dhe Marselo.  Në mesfushë treshja Modriç-Kasemiro-Kros, ndërsa Isko pa dyshes sulmuese Ronaldo dhe Benzema. Ylli francez ka fituar balotazhin me Bejl.

Jurgen në këtë ndeshje ka më shumë probleme me dëmtimet, pasi duhet të bëjë pa Oklade Çamblerlin, Matip dhe Gomez, ndërsa Emre Can, edhe pse është grumbulluar, do ta nisë nga stoli. Aido të hedhë në fushë një skuadër me rreshtimin 4-3-3. Në portë Karius, ndërsa në mbrojtje Arnold, Van Dijk, Lovren dhe Robertson. Në mesfushë Vijnaldum, Henderson dhe Milner, ndërsa në sulm Firmino do të mbështet nga Salah dhe Mane nga krahët. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?