Nuk pranoi të transferohej te Manchester United, menaxheri shkarkon Antuan Griezman
Antuane Griezman me shumë mundësi sot do ishte një lojtar i Manchester United, por besnikëria ndaj klubit që e bëri një nga futbollistët më të mirë të planetit, Atletico Madrid, bëri që francezi të qëndronte te “el colchoneros”.
Me vendimin e FIFA-s për t’i bllokuar merkaton në hyrje deri në janar, Atletico do dobësohej shumë dhe kjo për Griezman do ishte tradhëti edhe pse prej kohësh ka shprehur dëshirën për t’ju bashkuar Manchester Unbited.
“Kam vendosur të qëndroj”, ka thënë Griezmann. “Atletico ka nevojë për mua tani më shumë se kurrë, dhe unë nuk mund të largohem. Nuk do të ishte e drejtë”.
Mirëpo ky vendim i Griezman nuk ka kaluar pa pasoja.
Eric Olhats, menaxheri i sulmuesit prej 12 vitesh e ka shkarkuar lojtarin. Kjo është bërë e ditur nga vetë menaxheri në një intervistë të dhënë për “L’Equipe”. “Vendimet e fundit të marra nga Griezmann nuk përputhen me planet që unë kisha në mendje”, ka thënë ai. “E falënderoj për besimin që ka pasur tek unë në këto vite dhe i uroj suksese në këtë kapitull të karrierës së tij.”
Olhats, përveçse ka qenë menaxheri i Griezmann, ka qenë edhe personi që e ka zbuluar francezin. E ka vënë re kur gjatë një ndeshje mes ekipeve të moshave të Montepllier, kur Antoine ishte vetëm 14 vjeç. Më pas e ka dërguar te Real Sociedad, klubi për të cilin vazhdon të punojë si zbulues talentesh.
KOHA JONË SONDAZH

