Nuk pritej, Xavi: Ja kush e fiton ‘Topin e Artë’
Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez beson se Juventus dhe Real Madrid kanë mundësi të barabarta në finalen e Champions Leagues.
Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “AS”, mesfushori spanjoll ka befasuar të gjithë pasi harroi ish-shokun e skuadrës Lionel Messi për të votuar Gianluigi Buffon si kandidat kryesor për ‘Topin e Artë’, transmeton SYRI.net.
“Juventus është skuadër shumë e fortë dhe këtë e treguan duke eliminuar Barcelonën, sepse kanë mbrojtje të mirë. Finalen e shoh 50:50. Kam lexuar që Buffon nuk e ka fituar kurrë Ligën e Kampionëve. Ai e meriton atë dhe Topin e Artë po ashtu”, u shpreh ai.
Kujtojmë që më 3 qershor në Cardif të Uellsit do të zhvillohet finalja e madhe e Champions Leagues.
KOHA JONË SONDAZH

