Nuk shkon në stërvitje, Mërgjishi largohet përfundimisht nga Laçi

Humbja në javën e fundit me Kukësin dhe ajo ndaj Teutës, një javë më parë, ka bërë që Laçi dhe trajneri Artan Mërgjyshi të mbyllin marrëveshjen mes tyre. Gjatë ditës së sotme, trajneri Mërgjyshi nuk kishte dalë në stërvitje me ekipin kurbinas, çka krijoi dyshime se ai ishte larguar nga skuadra.

Mesa duket dy humbjet radhazi kanë prishur humorin tek kurbinasit që pas ecurisë fantastike në 8 javët e para kishin filluar të ëndërronin edhe për titullin. Por dy disfatat e njëpasnjëshme kanë ulur me këmbë në tokë bardhezinjtë edhe pse skuadra mbetet ende në garë për zonën europiane. Largimi i trajnerit Artan Mërgjyshi është si një rrufe në qiell të hapur, pasi ecuria e Laçit dhe loja e treguar ishte shumë e mirë.

Në 10 javët e para finalistët e Kupës së edicionit të kaluar regjistruan 4 fitore, 4 barazime dhe dy humbje, duke patur ekuilibër të plotë për sa i përket golavarazhit, me 8 realizime dhe po kaq gola të pësuar. Në fundjavë Laçi udhëton drejt Gjirokastrës për t’u përballur me Luftëtarin që po kalon një moment të mirë, për më tepër që do të gjejë përballë ish trajnerin Gentjan Mezani që i udhëhoqi sezonin e kaluar drejt zonës europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?