FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nurishmi zbulon datat kur rinis Kategoria Superiore

Si çdo gjë tjetër, edhe dritat e futbollit janë ulur por Lysien Nurishmi, shefi i Sektorit të Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), zbulon se kur mund të rinisë Kategoria Superiore.

“UEFA ka dhënë direktivën që kampionati të përfundojë në fushë. Edhe FSHF është dakord me këtë gjë, duke parë situatën në përmirësim në vendin tonë. Po presim një dritë jeshile se kur mund të rinisë stërvitja fillimisht, pastaj të vendosim datën e rinisjes së kampionatit.

20 korriku është data më e pëlqyeshme për përfundimin e kampionatit, pasi në gusht janë ndeshjet eleminatore të kompeticioneve europiane”, deklaroi Nurishmi. Sipas tij, nëse stërvitja nis javën e parë të majit, kampionati do të rinisë në 20 ose 24 maj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?